Besmir Frroku
Administratori
Misioni
Misioni i Lezha Invest është mirë administrimi i aseteve publike në pronësi të Bashkisë Lezhë duke u bërë një faktor i rëndësishëm i menaxhimit të ardhurave që mund të përfitohen nga mirë menaxhimi i tyre. Për këtë arsye është menduar që në objektin e aktivitetit të kompanisë Lezhë Invest të përfshihet një gamë e gjërë funksionesh në mënyrë që kompania të jetë sa me fleksibël dhe të jetë avangard me kërkesat e tregut.
Misioni ynë për menaxhimin e merkatës së Peshkimit Shëngjin ka për qëllim tu ofrojë peshkatarëve ambientet e përshtatshme për grumbullim, seleksionim, paketim, dhe tregtim të produkteve të detit duke ruajtur kushtet higjeno-sanitare dhe standartet e nevojshme në përputhje me legjistlacionin në fuqi.
Misioni dhe vizioni ynë për Menaxhimin e Plazheve Publike lidhet me potencialin për të zhvilluar dhe menaxhuar stacionet e plazheve publike në mënyrë që të ofrohen shërbime cilësore për banorët dhe vizitorët.
Objektivat
Ndermarrja Lezha Invest ka në fokus këto objektiva për sektorin e Menaxhimit të Plazheve Publike:
2- Promovimi i turizmit dhe përdorimi racional i burimeve natyrore.
3- Sigurimi i një ambienti të pastër dhe të sigurt për vizitorët.
4- Rritja e të ardhurave për Bashkinë e Lezhës përmes menaxhimit efektiv
Ndërmarrja Lezha Invest ka në fokus këto objektiva per sektorin e Menaxhimit të Merkates së Peshkimit Shëngjin:
1- Vënia ne funksionim dhe menaxhimi i infrastruktures se Merkates se Peshkimit.
2- Krijimi i nje marredhenie active ndermjet peshkatareve, tregtareve dhe qeverise lokale.
3- Ngritja e strukturave per monitorimin e peshkimit të ligjshëm dhe të kontrolluar.
4- Ngritja e kapaciteteve për edukimin e peshkatarëve.
Struktura
Legjistlacioni
VKM
VKM Nr. 649, datë 16.10.2024 Për Miratimin e Rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”;
VKM-së nr. 256, datë 24.04.2019 “Për përcaktimin e rregullave për grumbullimin, menaxhimin e përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe mbështetjen për këshillimin shkencor për strategjinë kombëtare të peshkimit”;
VKM-së nr. 464, datë 03.07.2019 “Për procedurat për shitjen e parë të produkteve të peshkimit”;
-VKB
VKB Nr. 112 datë 29.06.2021 “Për krijimin e Shoqërisë “Lezha Invest” SH.P.K si Përson Juridik në Pronësi të Bashkisë Lezhë”;
VKB Nr.22 date 26.02.2025 “Për caktimin e shoqërisë “Lezha Invest” shpk si strukture përgjegjese për administrimin, menaxhimin dhe mirembajtjen e plazheve publike”;
VKB Nr. 92 datë 03.12.2024 “Për miratimin e hartës së përgjithshme të plazhëve të lejuara, vendbazimeve ujore dhe zonave e shërbimeve në vijën bregdetare në Shëngjin dhe Tale për sezonin turistik veror 2025”,
-LIGJE
Ligjit Nr.139/2015 “Per Veteqeverisjes Vendore”, i ndryshuar;
Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” të ndryshuar;
Ligji Nr.119/2014, “Për të drejtën e informimit” i ndryshuar
Ligji Nr. 64/2012, “Për peshkimin”,
Ligji Nr.9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike” me ndryshime
Ligji Nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” me ndryshime

1- Ofrimi i shërbimeve të cilësishme në plazhet publike.